“Ne nuk jemi të vetëdijshëm në çfarë kohe jetojmë” – Qytetarët të tronditur me rastin e 14-vjeçares

“Ne nuk jemi të vetëdijshëm në çfarë kohe jetojmë” – Qytetarët të tronditur me rastin e 14-vjeçares

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe sot heshtje në oborrin e shkollës ku mësonte 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska, shkruan Alsat.

Qytetaret dhe nxënësit vazhdojnë që të shkruajnë fjalët e fundit në librin e zisë që sot ishte vendosur në brendi të shkollës fillore “Pestalloci” të Komunës Qendër.

“Ne as nuk jemi të vetëdijshëm se në çfarë kohë të tmerrshme jetojmë dhe nuk e di sa paralajmërime të tjera duhet të marrim për të kuptuar si njerëz, si shoqëri, si familje, si qytetarë të këtij vendi se diçka duhet të ndryshojë thellë në çdo cep të jetës sonë. (1:00) Kjo është aq e tmerrshme, aq e vështirë dhe aq e dhimbshme sa asnjë gjykim apo hakmarrje nuk do ta kthejë këtë vajzë tek nëna dhe babai i saj, i cili kush mund ta dijë se në çfarë gjendje dhe për çfarë arsye mund t’ia bënte diçka të tillë fëmijës së tij”, tha një qytetar.

“Gjithçka është rendë në ditën e sotme, por është shumë e dhimbshme në këtë mënyrë të vritet fëmijë, isha dje këtu, ndeza qiri. E gjithë Maqedonia mban zi dhe që nga koha kur dëgjova jam keq njëjtë sikur të ishte e imja, shumë është e rëndë. (1:14) Nëse vërtet është prindi i përzier në këtë gjë nuk mund ta besoj që për fëmijën e vet të bëjë një gjë të tillë kjo është e tmerrshme, nuk mund ta paramendoj”, u shpreh një qytetare.

“Oborrin e shkollës fillore “Pestalloci” të Komunës Qendër edhe sot vazhdon ta mbuloj heshtja aty ku edhe mësonte 14 vjeçarja tashmë e ndjerë Vanja Gjorçevska ndërsa libri në të cilin shënoheshin ngushëllimet nga bashkëmoshataret, nxënësit por edhe nga mësuesit tani është vendosur në pjesën e brendshme të shkollës ku nxënësit i shprehin ngushëllimet e tyre për bashkëmoshataren e cila u vra në mënyrë mizore 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

“Vajza shkoi e pa faj ndërsa rasti është politik, është viktimë e një përplasjeje mes partive politike apo personave politik, nuk është diçka e bërë rastësisht dhe se e kanë marrë vajzën rastësisht por e kanë marrë me qëllim dhe kjo është e tmerrshme. Cili është mesazhi juaj? Mos luani me fëmijët, pastroni hesapet mes vete, lërini fëmijët të rriten”, tha një qytetare.

Gjatë ditës së djeshme përveç nxënësve dhe bashkëmoshatarëve që shkruan fjalët e fundit për 14 vjeçaren Vanja Gjorçevskën ndër shumë qytetarë që pritnin radhë të pranishëm ishin edhe kreu shtetëror i vendit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button