Mashtrues nga Ohri telefonojnë, gënjejnë dhe kërkojnë para – Hapet rast në Polici

Mashtrues nga Ohri telefonojnë, gënjejnë dhe kërkojnë para – Hapet rast në Polici

Gazetar: Miki trajkovski

Prindërit e Aneta Jovanoskës nga Ohri, këto ditë kanë qenë viktimë të personave që janë thirrur si inspektorë në stacionin policor dhe të cilët kanë kërkuar para nga ata, shkruan Alsat.

Ata është dashur të paguajnë për kinse aksident trafiku në të cilin ka qenë i përfshirë një i afërm i tyre. Por këta persona janë vetëm një nga viktimat e shumta të mashtrimit që së fundmi janë përballur me të njëjtën situatë. Fillimisht kësaj familjeje i kanë kërkuar 50 mijë euro.

“Me telefonata kanë zhvatur para nga prindërit e mi me arsyetimin se motra ime e cila jeton në Shkup ka pasur aksident trafiku dhe se ka goditur një fëmijë dhe për këtë arsye nevojiten paratë që kërkojnë prindërit e tij, nëse jo, motra ime do merrte 15 vite burg. Fatkeqësisht, numri i njerëzve që më telefonuan dhe më shkruanin se janë përballur me të njëjtat probleme si ne këto ditë është i madh…”, tha Aneta Jovanoska – banore e Ohrit.

Kur iu është kërkuar të identifikohen dhe të tregojnë se nga cili stacion policor telefonojnë, telefonuesit e kanë mbyllur telefonin.

“Rasti është raportuar në stacionin policor në Ohër. Është bërë deklaratë dhe shpresoj që institucionet kompetente të ndërmarrin masat e duhura për zbulimin e këtyre personave…”, u shpreh Aneta Jovanoska-banore e Ohrit.

Me të njëjtën situatë është përballur edhe Santina Celeska nga Ohri, e cila dy herë ka marrë telefonatë të tillë.

“Në telefon fiks, nga një numër i fshehur, më thirri një zë gruaje me imitim të të qarit – mami, u aksidentova – dhe në të njëjtin moment një zë mashkulli vazhdoi bisedën duke thënë se po telefononte nga stacioni policor, se ndodhi një aksident i rëndë dhe fajin e kishte vajza ime . Unë thashë që nuk kam vajzë, dhe ai thotë – djali juaj. I thashë që nuk kam djalë dhe me nervozizëm më thotë: motra jote, vëllai yt. I thashë se nuk kam askënd…”, theksoi Santina Celeska-banore në Ohër.

Nga SPB Ohër thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e personave të cilët në mënyrë të rrejshme paraqiten si policë dhe kryejnë mashtrime të tilla. Policia e Ohrit për vetëm dy muaj ka marrë rreth njëzet denoncime të tilla nga qytetarët. Alsat mëson se disave tashmë u janë marrë shuma të mëdha parash./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button