Gir i prerë: Secila nismë që mund ta pengojë rrugën e integrimit evropian duhet të shmanget

Gir i prerë: Secila nismë që mund ta pengojë rrugën e integrimit evropian duhet të shmanget

Çdo nismë që mund ta pengojë rrugën e integrimit evropian duhet të shmanget, ka thënë ambasadori evropian në vend, Dejvid Gir, i pyetur për nismën e opozitës për referendum për anulimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Ai në intervistën për emisionin “360 gradë” që transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat, tha se fokusi duhet të jetë tek vetë procesi i aderimit.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit, edhe Bashkimi Evropian e ka thënë disa herë këtë se, zbatimi i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe i Marrëveshjes së Prespës, duhet të bëhet me vullnet të mirë nga të gjithë. Çdo nismë që mund të përfaqësojë një hap prapa dhe në këtë mënyrë të pengojë rrugën e integrimit të vendit, duhet të shmanget. Të fokusohemi te çështja kyçe, që është vetë procesi i aderimit”, Dejvid Gir– ambasador i BE-së./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button