Mata, Ikardi dhe Demir, përforcimet e fundit për Gallatasaraj-in

Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet klubit nga Stambolli pas përvojave që ka kaluar te Valencia, Çellsi dhe Man. Junajted (në “Old Trafford”, që nga viti 2014). Me “Djajtë e Kuq” luajti 285 ndeshje, në të cilat shënoi 51 gola dhe fitoi Ligën Europa, FA Cup, Liga Kupën dhe “Community Shield”.
Gallatasaraj gjithashtu ka njoftuar nënshkrimin me Mauro Ikardit. Argjentinasi ka mbërritur në Stamboll me familjen e tij dhe do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Skuadra e Stambollit do të përforcohet edhe me një ish-lojtar të La Liga: Jusuf Demir. Lojtari i Rapidit të Vjenës ka luajtur për Barcelonën sezonin e kaluar dhe skuadra turke do t’i paguajë 6 milionë euro klubit austriak për 19-vjeçarin. Demir luajti nëntë ndeshje zyrtare me Barçën, gjashtë në La Liga dhe tri në Ligën e Kampionëve.