Mate Vallkush, fitues i turneut “Macedonia Open 2023”

Tenisti nga Hungaria, Mate Vallkush është fitues i turneut “Macedonia Open 2023”, pasi që në finalen e zhvilluar në Shkup, mundi tenisti argjentinas Francisko Komina me 2-0 seta ose 6-3 dhe 6-4 në geme.
Për tenistin hungarez ishte trofeu i parë, i cili arriti që të shënojë shtatë fitore, në shtatë ditë të garimit në terrenet e Klubit të Tenisit “Jug” në Shkup.
Me këtë rast, hungarezi Vallkush arkëtoi 75 pikë dhe 85 mijë dollar amerikan.
Ndërkohë në konkurecën e dysheve, tenistët nga Çekia, Petr Nouza dhe Endrju Poulsen domiuan turneun në Shkup, ndërsa në finale mundën bartësit e parë, Balaxhi-Ndunçezian, me 2-0 në sete.