Maturantët mbushën sheshet për vallëzimin tradicional, emocionet ishin të shumta

Maturantët mbushën sheshet për vallëzimin tradicional, emocionet ishin të shumta

Gazetare: Melihate Rustemi

Qindra maturantë nga Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Mali i Zi dhe Hungaria vallëzuan në “Paradën e Maturës” duke shënuar solemnisht përmbylljen e një kapitulli mësimor. Për një pjesë të maturantëve ky kapitull ishte i vështirë për shkak të pandemisë Covid 19, grevës së mësimdhënësve dhe alarmeve për bomba.

“Pavarësisht që në fillim kishim Pandeminë e Covid 19 dhe ishim na karantinë, kur u rikthyem gjithçka ishte ndryshe, por sërish kemi një përvojë të mirë. Besoj që do të vazhdojë në informatikë. I kuptoj ata që dëshirojnë të largohen jashtë vendit, sigurisht dëshirojnë të shohin vende të reja, ta provojnë si është atje. Secili ta provoj fatin e vet”.

“Unë dëshiroj të mbetem në Maqedoni. Nuk dua të largohem, e kam parasysh se cilat janë kushtet, jemi të vetëdijshëm, jemi të rinj dhe shohim çdo gjë. Dua të qëndroj që t’i ndryshojmë gjërat, pse jo, ne jemi forca e re. Dëshiroj të vazhdoj në Fakultetin Juridik, një juriste e ardhshme”.

“Shumë mirë ishte, shkollimi i mesëm ishte sfidë e madhe, sepse mësuam në mjekësi nuk ishte shumë e lehtë por kaluam shumë mirë”.

Ndërkohë akoma pa mbledhur mirë librat dhe fletoret, disa nga maturantët tashmë mendojnë të largohen nga vendi për të studiuar dhe punuar.

“Shkëlqyeshëm i kaluam këto katër vite, fituam njohuri të reja dhe jam shumë e kënaqur nga ajo që kam arritur. Më tutje, fatkeqësisht jashtë vendit për studime, në Holandë. Fillimisht mjekësi të përgjithshme, pastaj e shohim”.

“Nëse kam mundësi, po. Nuk e di ku, aty ku rruga na shpie. Mbase mbaruam në mjekësi atëherë do të merremi me mjekësi. Tashmë mësojmë anglisht por do të përpiqemi edhe për gjermanisht dhe gjuhë të tjera”.

Përveç vallëzimit, maturantët në “Paradën e maturës” dhanë betimin se kurrë nuk do të jenë shkaktar dhe nxitës të dhunës. Me një apel të ngjashëm u drejtua edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Kurrë mos u bëni të dhunshëm, respektoni ndryshimet dhe në to shikoni si mundësi për t’u bashkuar dhe jo për sfida”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button