Vesna Dameva konteston mënyrën e shkarkimit të saj, padit Këshillin Gjyqësor

Vesna Dameva konteston mënyrën e shkarkimit të saj, padit Këshillin Gjyqësor

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka paditur Këshillin Gjyqësor në Gjykatën Administrative për mënyrën e shkarkimit të saj. Përveç kësaj, Dameva ka ngritur edhe padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike për ekzistimin e dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” por nuk tregon se cilëve anëtarë iu adresohet kjo padi dhe për çka bëhet fjalë konkretisht. Ekspertë të fushës juridike e kanë cilësuar si të kundërligjshëm shkarkimin e Damevës nga drejtimi i Këshillit Gjyqësor, ndërsa më 4 maj, pas dy përpjekjeve të dështuara në krye të këtij institucioni u zgjodh kryetari i ri Sashko Georgiev. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button