Mauro Ikardi, blen makinën më të shtrenjtë në botë?!

Mauro Ikardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe kryesisht për gjëra që nuk kanë lidhje me fushën e futbollit. Sipas “L’Equipe”, sulmuesi i Gallatasarai-t ka blerë kohët e fundit makinën më të shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për një “Rolls Royce Boat Tail” e shpërndarë në version shumë të limituar (ekzistojnë vetëm 3 të tilla) dhe njëra prej këtyre modele tani zotërohet nga argjentinasi. Kostoja e mjetit luksoz është rreth 26 milionë euro dhe, sipas burimit, pronarët e dy makinave të tjera unike në qarkullim janë disa super yje me para për të shpenzuar.

Bëhet fjalë për çiftin Xhej-Z dhe Bijons, ndërsa tjetra është në pronësi të një sipërmarrësi të njohur. Makina ka një motor V12 me 6.75 litra dhe me dy turbina.

Fuqia: nga 563 në 600 kuaj. Në makinë janë montuar dyer prej druri natyral, poshtë të cilëve ka ndarje me shumë aksesore për piknik dhe një frigorifer.

LEXO EDHE:

Back to top button