Videolotaria Casinos Austria e ka rinovuar këndin e lojërave për fëmijë në Kapishtec

Videolotaria Casinos Austria e ka rinovuar këndin e lojërave për fëmijë në Kapishtec

Me donacion prej 2 milion e 200 mijë denarë, Videolotaria Casinos Austria e ka rinovuar këndin e lojërave për fëmijë, në Kapishtec të komunës Qendër.

Ky kënd është rinovuar tërësisht,  është siguruar dysheme e re, rrethojë e sigurt dhe 7 rekuizita, që kanë ndikuar në modernizimin dhe rritjen e sigurisë për fëmijët. Përfaqësuesit e Videolotarisë Casinos Austria thonë se me këtë rinovim krijohen kushte për përfshirjen në lojëra edhe të fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Ky është këndi I lojrave i 11-ti me rradhë, që e realizojmë në pajtueshmëri me strategjinë tonë për përgjegjësi shoqërore, në korrniza të të cilës tanimë kemi rinovuar 7 kënde për lojra sportive nëpër Maqedoni dhe 4 kënde lojrash për fëmijë. Me kënaqësi do të ndaj se në plan kemi edhe projekte të reja, këndi I rradhës po përgatitet, terreni është I njohur përsëri është në komunën Qendër, bëhet fjalë për këndin për lojra sportive që është pjesë përbërëse e shkollës fillore ‘Pestalloci’”, tha Viki Çadikovska, Videolotaria.

LEXO EDHE:

Back to top button