Mazrekaj, drejton Laçin drejt turit të dytë të Ligës së Konferencës

Skuadra e Laçit ka arritur të kalojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi kurbinasit ia dolën të mposhtin një takimin e dytë skuadrën e Iskra-s. Në Podgoricë “bardhezinjtë” triumfuan me shifrat 1-0, pasi takimi i parë mes tyre në “Elbasan Arena” ishte mbyllur 0-0. Golin e vetëm të kësaj sfide që rezultoi edhe i kualifikimit në turin e tyre ishte i kapitenit Mentor Mazrekaj i cili me mjeshtërinë e tij në minutën e 18-të të takimit kaloi në festë gjithë kurbinasit.

Raste nga të dyja krahët në minutat e tjera nuk munguan, por kjo përballje nuk prodhoi gola të tjerë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në këtë mënyrë të besuarit e Shpëtim Duros sigurojnë biletën, duke vazhduar kështu edhe rrugëtimin në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button