Mbahet sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, votohet për anëtarët e Kryesisë së partisë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet ditën e sotme ku do të votohen 47 emra, 20 prej të cilëve do të jenë anëtarë të Kryesisë së Partisë.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Komisionit të Rithemelimit, u publikua lista me 47 emra që do të votohet ditën e sotme

Në listë ka emra të njohur të demokratëve si Bujar Nishani, Jozefina Topalli, Arben Imami, por vihet re edhe mungesa në listë e Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Berisha është shprehur në komunikatën për media paraditen e djeshme se nënkryetarët dhe organet e reja drejtuese do të përcaktohen në një mbledhje të ardhshme të Këshillit Kombëtar. Statuti i PD-së parashikon që një prej nënkryetarëve të partisë, të mbajë edhe postin e kreut të grupit parlamentar në Kuvend.

LEXO EDHE:

Back to top button