Austin Butler pushoi dy vjet për rolin e Elvis Presleyt

Austin Butler ka treguar se e vendosi “jetën e tij në pauzë për dy vjet” për t’u përgatitur në rolin e Elvis Presleyt.

Ylli i “Elvis” i vuri përparësi përfshirjes në rol dhe mori gjithçka që mundi për të sjellë aktrimin e tij më të mirë në biografinë e mbretit të Rock’n’Rollit, të drejtuar nga Baz Luhrmann.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori 30-vjeçar u tha gazetarëve: “Në thelb e vendosa pjesën tjetër të jetës sime në pauzë për dy vjet dhe thjesht mora krejt çka munda”.

“E ndava jetën e tij në periudha kohore ku mund t’i dëgjoja ndryshimet në mënyrën se si zëri i tij ndryshoi me kalimin e viteve dhe se si lëvizja e tij ndryshoi me kalimin e viteve dhe kalova dy vjet duke studiuar, duke u përpjekur të gjejë sa më mirë humanizmin e tij përmes kësaj”, ka thënë ai.

Aktori e kishte “të vështirë” ta gjente aspektin njerëzor të Elvisit, pasi ai është ikonë e kulturës pop.

“Gjëja e vështirë është që ju e shihni Elvisin si këtë ikonë, ose si sfondin e shoqërisë, por ta gjeni mënyrën për t’i hequr të gjitha këto dhe për ta gjetur natyrën njerëzore të tij që ishte më e thellë se e gjithë kjo, është ajo çka më ka magjepsur mua”, ka theksuar Austin.

“Aftësia për të eksploruar për këtë rol ishte gëzimi i jetës sime”, ka thënë ai.

Austin foli edhe për “pritjet jorealiste” që i vendosi vetes për të sjellë në jetë Elvisin.

“Kur fillova për herë të parë, i vura vetes këto pritshmëri jorealiste që disi, nëse do të punoja mjaftueshëm, do ta bëja fytyrën time identike me fytyrën e Elvisit. Dhe që sytë e mi do të dukeshin tamam si sytë e Elvisit që ju të mos mund ta vëreni dallimin”.

Ish-ylli i “The Carrie Diaries” ndoqi disa klipe të Elvisit “pa pushim”, si dhe shfaqjet e tij televizive nga vitet ’50.

LEXO EDHE:

Back to top button