Mbape, barazon Edison Kavanin dhe Tieri Anriun në Champions

Kilian Mbape gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 49-të, në duelin ndaj Dortumundit, të vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e PSZH-së triumfoi me rezultatin 2-0.

Ylli francez u tregua i saktë duke zhbllokuar sfidën. Vlen të theksohet fakti se ky ishte sezoni i shtatë radhazi për Mbape që shënon me fanellën e PSZH-së , duke barazuar rekordin e Kavanit, i cili gjithashtu shënoi në 7 sezone të ndryshëm në Champions.

Me penalltinë e realizuar ndaj Dortmundit, gjithashtu Mbape, u ngjit në kuotën e 35 golave, duke arritur në të njëjtin nivel me Tieri Anri, ndërkohë që tashmë Karim Benzema, është francezi i vetëm me më shumë gola në Ligën e Kampionëve, plot 78.

Ylli i PSZH-së e ka karrierën përpara, teksa i duhen edhe 43 gola në Champions, për të barazuar Benzemanë, që në këtë merkato vere u transferua në Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button