Mbape barazon Inzagin e Euzebion, synon të tejkalojë Ibrahimoviçin e Shevçenkon

Me dy golat e shënuar përballë Real Sosiedadit me fanellën e PSZH-së, Kilian Mbape arriti kuotën e 46 golave të realizuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Kështu, ai iu bashkua në vendin e 12 të renditjes së të gjitha kohërave dy bomberave që kanë bërë histori në këtë turne, italianit Filipo Inzagi dhe portugezit Euzebio.
Hapi i radhës për francezin do të jetë vendi i 10, ku gjenden dy ikona të tjera ndërkombëtare, Zlatan Ibrahimoviç dhe Andrij Shevçenko, të cilët kanë shënuar 48 gola secili gjatë karrierës së tyre në Ligën e Kampioneve.