Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit Agron Puka.
Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë qenë katër persona. Njeri prej tyre ka qëlluar me armë. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, pasi janë rrezikuar nga të shtënat me armë.
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.








