Mbape: Shkojmë në Munih për të arritur në fazën tjetër

PSZH humbi ndaj Bajernit në Paris. Golin e vetëm e shënoi Kingsli Koman në minutën e 53-të. Mbape hyri në fushë menjëherë pas golit të Komanit.

Kiliani ndoqi nga stoli pjesën e parë dhe fillimin e të dytës. Për më shumë se 30 minuta në fushë, francezi dërgoi topin dy herë në portë, por të dyja herë golat u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje. Pas ndeshjes, Kilian doli në mikrofon dhe e përmblodhi ndeshjen.

“Jemi në gjendje t’u bëjmë telashe… Do të shkojmë në Munih për të arritur në fazën tjetër. Të gjithë duhet të jenë të shëndetshëm. Pas asaj që pamë sot, ne e kuptojmë se mund ta arrijmë qëllimin tone,” tha pas sfidës Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button