Mbape s’ka bërë të ditur klubin e radhës, por ka gjetur të dashurën?!

Kilian Mbape ende nuk ka zgjedhur të ardhmen, për sa i përket klubit se ku do të vazhdojë karrierën e tij, pasi që në verë, i skadon kontrata me Paris Sen Zhermenin. Mirëpo në këtë periudhë kohore, sulmuesi i skuadrës franceze duket se ka gjetur dashurinë.

Sipas revistës popullore izraelite “Pnai Plus”, ylli i Paris Sen Zhermenit duket se ka nisur një lidhje me Aviv Sarah Meiri, studenten 29-vjeçare. Të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk janë fotografuar kurrë bashkë, por zërat janë shtuar dhe disa detaje lënë të kuptohet se mund të ketë me të vërtetë diçka mes tyre.

Vajza, sipas fotove të publikuara në Instagram, ka qenë në Paris në ditët e fundit, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re një imazh i saj duke mbajtur veshur një fanellë të klubit francez. Ndoshta kjo është një e dhënë që konfirmon lidhjen e tyre?

Për sa i takon fushës, sulmuesi 23-vjeçar po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm. 35 gola dhe 23 asiste për kampionin e botës në 43 ndeshje të luajtura në këtë sezon me PSZH-në në të gjitha kompeticionet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button