Vendimi për Alsat, institucionet heshtin

Vendimi për Alsat, institucionet heshtin

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk e dinë burimin e hipotekës falë të cilës me vendim gjyqësor një pjesë e hapësirave  të Televizionit Alsat nga 1 marsi ndodhet në shitje publike.

I pyetur se si ka mundësi që një hipotekë e tillë të kalon për 20 vite filtrat e institucioneve dhe të mos reflekton pengesë në procedurën për pronësi, Besimi tha shkurt se vendimet gjyqësore duhet respektuar, duke shtuar se nuk është i informuar konkretisht për çështjet juridike.

“Ato janë çështje juridike dhe për momentin nuk mund të jap prononcime sepse janë vendime gjyqësore. Ajo që është me rëndësi është që drejtësia të jetë në vendin e duhur dhe gjithmonë ne si vend të jemi të interesuar që investitorët të jenë të sigurt”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Televizioni Alsat kërkoi edhe qëndrimin e zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq i cili ishte ministër i drejtësisë në kohën kur udhëhiqej procesi gjyqësor. I njëjti refuzoi të përgjigjet, duke mos i dhënë përgjigje opinionit publik mbi një vendim gjyqësorë i cili bazohet në një hipotekë që paraqitet pas 20 viteve dhe vendimin mbi gjitha për të cilin dyshohet se është i motivuar politikisht.

Përgjigje nuk kishte as zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili na tha shkurt se nuk është i njoftuar me lëndën, duke refuzuar kështu të vlerëson nëse një veprim i tillë i gjyqësorit cenon klimën e biznesit dhe investitorëve vendas dhe jo vetëm në Maqedoni të Veriut.

Televizioni Alsat i shpjegon opinionit se kontestimi i vendimit gjyqësor dhe dyshimet e ngritura për presion politik ndaj shtëpisë mediatike, nuk ndërlidhen aspak me kompaninë nga e cila është blerë prona përmes marrëveshjes për shit-blerje në vitin 2006.

Në vendimin gjyqësor të 28 prillit 2022, hipoteka që sipas Ministrisë së Financave është trashëguar nga një vendim gjyqësor i vitit 1993 i ka hapur rrugën përmbaruesit që pronën e Televizionit Alsat në QT Mavrovasja ta vendos në shitje publike./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Apeli me vendim rigid ndaj Alsatit, dyshime mbi ndikime të mundshme politike

LEXO EDHE:

Back to top button