Mbështetje për anëtarsi të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga presidenti italian

Presidenti italian Sergio Mattarella gjatë takimit me Presidentin slloven Borut Pahor në qytetin Nova Gorica mbështeti anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.

“Procesi i integrimit nuk do të jetë i plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë në gjendje të ndajnë një fat të përbashkët. Sllovenia dhe Italia mbështesin aspiratat e fqinjëve tanë për të ndjekur proceset reformuese, sigurisht sfidat jenë impenjative, por kjo nuk mund të justikojë pasiguri ose ndryshime nga 27 vendet anëtare”.

Nisur nga historia, kultura dhe vlerat, Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, ka vijuar më tej Presidenti Italian duke thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa to.

Po ashtu edhe Presidenti slloven Pahor nënvizoi se nuk duhet të ketë hezitim nga ana e vendeve anëtare për anëtarësimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

Takimi i tyre erdhi pasi qytetet Gorizia dhe Nova Gorica janë shpallur kryeqytete të kulturës europiane 2025. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gorizia mbeti pjesë e kufirit italian, ndërsa një pjesë e territorit të saj iu caktua Republikës së porsalindur të Jugosllavisë dhe Nova Gorica u quajt qyteti i ri.

Qytetet mbetën të ndarë nga kufiri dhe “muri” i perdes së hekurt deri me rënien e komunizmit dhe u ribashkuan kur Sllovenia u pranua në Bashkimin Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button