Mbeten në fuqi shpenzimet e deputetëve, Gjykata nuk kishte kuorum për vendim

Gazetar: Igor Stefanovski

Gjyqtarët kushtetues do të presin që Kuvendi t’i zgjedhë kolegët e rinj, për të vendosur nëse do t’i heqin apo jo shpenzimet e rrugës që i marrin deputetët. Sot, Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për nismën e paraqitur nga partia “E Majta”, e cila kërkon që Gjykata Kushtetuese të heqë shpenzimet e udhëtimit për deputetët. Në seancën e sotme nuk ka pasur shumicë të gjykatësve për marrje të vendimit qoftë për fillimin e procedurës apo refuzimin e nismës për shkak të qëndrimeve të ndryshme të gjykatësve.

“Kjo çështje s’mund të zgjidhet me akte nënligjore, por me ligj. Vlerësoj që Gjykata duhet të nisë procedurë, jo vetëm që të nisë procedurë, por edhe të zhvlerësohet”, tha – Darko Kostadinovski- gjykatës kushtetues.

Gjykatësja Vangelina Markudova, e cila elaboroi rastin për shpenzimet rrugore të deputetëve, mendon se gjykatësit kushtetues nuk duhet të nisin procedurë. Sipas saj, Ligji rregullon pagat dhe shpenzimet e deputetëve ndërsa Gjykata Kushtetuese në vitin 2006 nuk kishte iniciuar procedurë për një nismë të tillë.

Deputetët marrin 20% të çmimit të karburantit për litër për kilometër për të shkuar në punë në Parlament. Kjo është e rregulluar me Vendimin për kompensimet e deputetëve. Për shembull, nga Ohri deri në Parlament ka 172 kilometra. Nëse karburanti kushton 80 denarë për litër, Kuvendi duhet t’i paguajë deputetit të Ohrit 16 denarë për kilometër ose 2752 denarë.

Kompensimet e deputetëve
Marrin 20% për litër karburant për çdo kilometër të kaluar
Nëse karburanti është 80 denarë, deputeti merr 16 denarë për kilometër
Për 172 kilometra, marrin 2752 denarë.

Deputetëve gjithashtu u kthehen edhe parat nga taksat që paguajnë në pikat pagesore. Kështu, nga Ohri në Shkup gjithsej janë katër pika pagesore. Në autostradën Gostivar – Tetovë dy dhe dy të tjera në autostradën Tetovë – Shkup. Ato kushtojnë gjithsej 140 denarë në një drejtim. Nëse një deputet udhëton nga Ohri në Kuvend, për pika pagesore dhe karburant duhet t’i paguhen nga 2700 deri në 3000 denarë, varësisht nëse vozit me benzinë apo me naftë.

Kompensime
Çmimi për litër benzinë: 82,5 denarë
Deputetit i paguhen 2838 denarë për 172 kilometra të kaluara.
Çmimi për litër naftë: 74 denarë
Deputetit i paguhen 2838 denarë për 172 kilometra të kaluara.

Çështja për pagesën e shpenzimeve të rrugës është problematike në opinion. Në parlamentin e ri, 75 deputetë kanë marrë gjithsej 122 mijë euro shpenzime udhëtimi për vetëm gjashtë muaj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button