Mbeten sekret 23 këshilltarët ekonomik të Qeverisë

Qeveria insiston të mos i zbulojë emrat e anëtarëve të organit të ri këshillëdhënës të qeverisë “Për atdheun me dashuri”. Zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi thotë se pa pëlqimin e këshilltarëve, emrat e tyre nuk do të bëhen publike. Që mos të shkelet, siç thotë ai, privatësia e tyre, Bytyqi zbuloi vetëm se ata janë profesorë universitar, anëtarë të partive politike, biznesmenë dhe anëtarë sindikate. Grupi është i përzier në aspektin gjinor dhe etnik.

https://www.youtube.com/watch?v=HVZ_qEFEN_c&feature=youtu.be

Më besoni, ai grup nuk është për konspiracione në vend, por është me qëllim të mirë sepse punon nga zemra, me dashuri për vendin”-tha Fatmir Bytyqi- zëvendës kryeministër për ekonomi.

Nuk ka asnjë honorar për këshilltarët kurse grupi nuk është përfundimtar dhe do të zgjerohet, shton zëvendëskryeministri. Por çfarë saktësisht do të bëjë dhe cilat strategji priten nga ky organ, qeveria nuk tregon. Pyetjet e Alsat u ndërprenë në konferencën e sotme për shtyp.

“Çfarë saktësisht do të bëjë dhe çfarë këshillash do të jepen?

-Na vjen keq Ile, e kemi zënë pak si shumë hapësirën, kemi pyetje të tjera, do të kesh mundësi tjetër për pyetje, tha Bojan Atanasovski, zëdhënës i zëvendëskryeministrit.

Në organin e sapo formuar janë 23 ekspertë sekretë. Qeveria gjithashtu kishte organ të jashtëm ekspertësh me staf nga sektorët ekonomikë edhe në fillim të pandemisë, e cila ndihmoi autoritetet të gjejnë zgjidhje dhe t’i formulojnë masat antikrizë. Disa ekonomistë për Alsat thonë se është mirë që autoritetet kërkojnë zgjidhje dhe mendime nga ekspertë, por vendimi kryesor duhet të merret nga zyrtarët, të cilët janë zgjedhur për këtë dhe kanë mandat nga qytetarët. Përndryshe, zëvendës- kryeministri i ekonomisë ka gjashtë këshilltarë të rregullt dhe një shef kabineti. Pushteti i mëhershëm shpesh kritikohej për marrjen e vendimeve të fshehta dhe punën larg syve të qytetarëve. Dhe si një nga përpjekjet me të cilat kjo qeveri është mburrur disa herë në publik është se është e hapur për qytetarët. Tani ata thonë se emrat e këshilltarëve të këtij organi do të bëhen publike pasi të tregojnë rezultate të caktuara.

Ile Petrveski

LEXO EDHE:

Back to top button