Mbi 1 000 amerikanë po humbin jetën në ditë nga koronavirusi

Më shumë se 1,000 amerikanë po vdesin në ditë si pasojë e koronavirusit ndërsa rastet ditore me Covid-19 tejkalojnë 91,000.

Rritja rekord e rasteve me koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po i shtyn spitalet në prag të tejmbushjes së kapaciteteve ndërsa virusi merr e mijëra jetë në ditë.

Ndërkohë vendi theu rekordin e rasteve ditore të enjten duke regjistruar të paktën 91,248 të infektuar në 24 orë.  21 shtete raportuan rekord rastesh si dhe pacientësh të shtruar në spitale, sipas të dhënave të Reuters.

Më shumë se 1.000 persona humbën jetën nga Covid-19 të enjten, duke e bërë kështu ditën e tretë të tetorit që ky prag kalohet në një ditë të vetme.

Kurse, numri i pacientëve të shtruar në spital me koronavirus raportohet të jetë rritur me 50 për qind në tetor, duke shkuar në 46,000. Ky është bilanci më i lartë që nga mesi i gushtit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, SHBA numëron 9.2 milion të infektuar dhe 234,405 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button