Mitsotakis mesazh ngushëllimi Erdoganit për humbjet tragjike në njerëz nga tërmeti i fuqishëm

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i telefonoi sot presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për t’i shprehur ngushëllimet e tij për humbjet njerëzore në tërmetin e fuqishëm që goditi dy vendet fqinje.

“Sapo i telefonova presidentit turk për t’i shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetëve. Në këto kohë, popujt tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku, pavarësisht nga ndryshimet tona”, shkroi ai në Twitter.

Ishulli grek i Samosit, në arkipelagun Dodecannese në Detin Egje dhe qyteti afër tij, Izmiri, në Turqi, u goditën nga një tërmet i fortë sot, që vrau të paktën katër njerëz në Turqi.

LEXO EDHE:

Back to top button