Mbi 1.4 milionë ukrainas janë deportuar në Rusi

Rusia dhunshëm ka dërguar 1.4 milionë ukrainas në territorin e saj, ka thënë Institucioni i Avokatit të Popullit në Ukrainë, raporton BBC.

Avokatja e Popullit, Lyudmyla Denisova, ka shtuar se ka dëshmi bindëse se Rusia kishte përgatitur deportimin më herët dhe pritet të dëbojë afro 2 milionë ukrainas.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, kishte thënë se më tepër se një milion persona janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi.

LEXO EDHE:

Back to top button