Sulm me armë në një fabrikë në SHBA, raportohet për shumë viktima

Sulm me armë në një fabrikë në SHBA, raportohet për shumë viktima

Disa viktima raportohen pas një sulmi me armë në Maryland, SHBA, thonë autoritetet. Një person i armatosur sulmoi një fabrikë në zonën Smithsburg, duke hapur zjarr ndaj punëtorëve.

Nga të dhënat e para raportohet se ka viktima të shumta. Sipas mediave amerikane, autori është neutralizuar nga autoritetet pa dhënë më shumë informacion për gjendjen e tij. Sipas autoriteteve lokale, i armatosuri nuk përbën më rrezik.

Ky është sulmi i radhës në SHBA, ndërsa javët e fundit janë shënuar disa të tjerë. Kjo ka sjellë që autoritete do të rishikojnë ligjin për armët. g.v

LEXO EDHE:

Back to top button