Mbi 1 milion doza kundër Covid në Shqipëri, Manastirliu: Më shumë mundësi për vaksinim dhe mbrojtje të jetës

Me mbërritjen e 340,000 doza të Coronavac ditën e sotme, numri i vaksinave tejkalon 1 milion vaksina të siguruara deri më tani. Përkatësisht numri i vaksinave të mbërritura kundër koronavirusit ka arritur në 1, 578, 790.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shprehet se fushata e vaksinimit nuk do të ndalet, por me ditët e hapura të vaksinimit masiv do të intensifikohet vaksinimi anti-Covid.

Po ashtu Manastirliu thekson se me uljen e fashës së vaksinimit, do të krijohet mundësia për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button