Mbi 100 mijë ukrainas kanë arritur deri më tani në Britani të Madhe

Mbi 100 mijë ukrainas kanë arritur deri më tani në Britani të Madhe

Rreth 104 mijë njerëz kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar nën skemat e vizave të Ukrainës që nga e hëna, sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Kryeministri në largim britanik, Boris Johnson ka reaguar duke falënderuar të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar që kanë hapur shtëpinë e tyre për ata që janë detyruar të largohen nga Ukraina për shkak të barbarizmit të Putinit.

Kjo përfshin 31300 persona nën skemën familjare dhe 72.700 persona nën skemën e sponsorizimit Homes for Ukraine.

Shifrat tregojnë gjithashtu se deri të martën janë bërë rreth 198.200 aplikime për viza dhe janë dhënë 166.200 viza.

Këtu përfshihen 55 mijë aplikime në skemën familjare, nga të cilat janë dhënë 47,200 viza dhe 143,200 aplikime sipas skemës së sponsorizimit, nga të cilat janë dhënë 119,000 viza.

Ndryshe, të paktën 12 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, thonë Kombet e Bashkuara (OKB).

LEXO EDHE:

Back to top button