Mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës në Indi

Mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës në Indi

Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, kanë raportuar mediat lokale të hënën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.

Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar së voni.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100. Disa njerëz janë të zhdukur.

Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.
Ura ka qenë e gjatë 232 metra.

Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka thënë në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.

LEXO EDHE:

Back to top button