Skuadra e Roma-s së trajnerit Xhian Piero Gasperini-t është e përqendruar në ndeshjen hapëse të sezonit të Ligës Europa kundër Nicë-s, me trajnerin e ri që shpreson ta nisë sezonin me fitore. Megjithatë, tifozët e Romës po e zhgënjejnë klubin, me më shumë se 100 të arrestuar në qytetin francez, sipas raportimeve nga ‘RMC Sport’.
Raportet pretendojnë se mbështetësit e zhurmshëm të “Giallorossëve” po përpiqeshin të provokonin tifozët e Nicës, ndërsa ishin të armatosur. Kamerat e sigurisë në qytet ndihmuan në kapjen e turmës, ndërsa ata i afroheshin lagjes së vjetër të qytetit të Nicës. Disa armë të konfiskuara nga tifozët përfshijnë doreza prej bronzi dhe shufra hekuri.
Në një njoftim për shtyp nga Prefektura e Nicës ka konfirmuar “102 arrestime për persona të identifikuar si ultras të Romës që mbanin armë”.
Deklarata konfirmoi se “individët u ndaluan nga policia dhe të gjitha armët e gjetura u sekuestruan”.
Prefektura konfirmoi gjithashtu një prani të shtuar të policisë në ndeshjen e sontme, “me afërsisht 400 policë që ofrojnë një prani të përhershme për të parandaluar çdo shqetësim të rendit publik”.
Deklarata zbuloi më tej se do të kishte një ndalim të zbatueshëm për pirjen e alkoolit në rrugë dhe klubet e natës në zonë do të mbylleshin më herët për natën.








