Një avion ushtarak spanjoll që transportonte ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një “bllokim” të GPS-it këtë mëngjes ndërsa udhëtonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, rrugës për në Lituani.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministria, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Europa Press, shkruan Reuters.
Një incident i ngjashëm i ndodhi në fillim të këtij muaji edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa udhëtonte drejt Plovdivit në Bullgari.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Avioni i saj u detyrua të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxori jashtë funksionit sistemin GPS.








