Mbi 12 mijë turistë vetëm në muajin shkurt; vërejtje për papastërtinë

Mbi 12 mijë turistë vetëm në muajin shkurt; vërejtje për papastërtinë

Gazetar: Avni Tahiri

Turisten Hana nga Polonia, e takuam duke blere suvenirë në Çarshi të Shkupit.
Ishte hera e pare që ajo vizitonte vendin tonë dhe gjërat që i ka lënë mbresë më së shumti është ushqimi tradicional që ofrohet në Çarshinë e Vjetër dhe monumentet kulturore, ndërsa në pyetjen se çfarë mungon për turistet ajo u përgjigj:

“Është hera e parë po, ndoshta jo në vendet e Ballkanit por është hera e parë që jam këtu.Me pëlqen historia sepse jam edhe në profil shkollor për histori dhe vërtet me pëlqen. Cila është gjëja më e rëndësishme që mungon për turistët? Në mënyrë definitive mund të them se janë tualetet publike”, tha Hana.

Papastërtia e qytetit, infrastruktura, qentë endacak dhe mungesa e tualeteve publike janë kryesisht shqetësimet e turisteve tjerë të cilët sot ishin të shumtë në Çarshi dhe në sheshin e Shkupit.

“Ndonjëherë duhet të shkosh në lokal të pish ndonjë pije vetëm që të mund të përdoresh tualetin”, tha një vizitore.

“Si turiste erdha disa orë më parë dhe mendoj se gjithçka është mirë por për mua mendoj se ka papastërti”, shtoi një vizitore tjetër.

“Ndoshta më shumë shenja sepse ndonjëherë ndodh që të mos e gjesh rrugën e duhur dhe pa google map është e komplikuar”, theksoi një vizitore.

“Do të thosha infrastruktura, ndoshta stacione metroje, autobusë apo më shumë informata për turistët ku do thoshte ky është autobusi juaj, e di që keni sistem të mirë të autobusëve por është pakës e vështirë të kesh qasje tek autobusi dhe duhet të shkosh te stacioni i autobusëve dhe të qëndrosh atje që të gjesh se si të shkosh diku” tha një vizitor.

Në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave thuhet se vetëm në muajin shkurt ka pasur 5.104 turistë nga Turqia, 3.448 turistë nga Serbia, 2.679 nga Greqia dhe 1.500 turistë nga vendet e tjera. Numrat tregojnë se edhe në muajt e mëparshme janar dhe dhjetor numri më i madh i turistëve ka qenë përsëri nga Turqia por nuk mungojnë edhe të shteteve tjera./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button