Mbi 14 mijë raste të reja dhe 786 të vdekur nga Covid në Gjermani

Në Gjermani ka shënuar rritje numri i infeksioneve. Gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve të konfirmuara me SARS-CoV-2 është rritur me 14,211, duke arritur në 2,252,001, sipas të dhënave të mbledhura sot, nga Instituti Robert Koch, organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

Gjatë së njëjtës periudhë, 786 pacientë të tjerë me COVID-19 kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 59,742 në këtë fazë, sipas të njëjtit burim. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button