Mbi 150 helikopterë të SHBA-së në Aleksandropojë për stërvitjen “Defender Europe 2021”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të martën përqendrimin e mjeteve ushtarake në Trakinë Perëndimore për stërvitjen “Defender Europe 2021”.

- Advertisment -

Mediat greke raportuan se në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021”, Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) është duke përqendruar mjete ushtarake në Trakinë Perëndimore, rreth 50 km nga kufiri me Turqinë.

Sipas mediave greke, mbi 150 helikopterë dhe shumë mjete të tjera ushtarake do të transportohen me anë të anijes “Endurance” në portin e Aleksandopojës (Dedeagaç), nga ku do të shpërndahen me rrugë tokësore në 14 shtetet që do të presin këtë stërvitje.

Etapa greke e stërvitjes “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në maj.

Kjo stërvitje ushtarake, e cila përfshin gjithashtu Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Estoninë, Gjermaninë, Hungarinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloninë, Rumaninë dhe Slloveninë, do të vazhdojë deri në muajin gusht.

“Defender Europe 2021” do të jetë një prej stërvitjeve më gjithëpërfshirëse në rajon që prej Luftës së Ftohtë.

Stërvitja ushtarake në fjalë, e cila do të realizohet me pjesëmarrjen e rreth 31.000 trupave, shihet si pjesë e planit të përbashkët të mbrojtjes që do të sigurojë siguri në Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi, rajone të cilat mendohet të jenë nën kërcënimin rus.

LEXO EDHE:

Back to top button