Mbi 26 mijë raste të reja me koronavirus në Francë

Franca ka shënuar 26.453 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.425.436.

Ndërsa, numri i vdekjeve për shkak të virusit në vend u rrit në 112.607, me 74 viktima të reja. 9.546 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, 1.831 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.

Incidenca e testeve pozitive me COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Francë ka qenë 3,9 për qind. Sipas të dhënave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 që nga 27 dhjetori 2020 ka arritur në 46.109.683, kurse 38.800.712 njerëzve u është dhënë e dyta ose doza e tretë.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë në një piknik pa leje në Sheshin e Republikës në Paris të organizuar nga ana e kundërshtuesve të certifikatës shëndetësore, e cila hyri në fuqi më 9 gusht dhe kërkohet për hyrje në ambiente të mbyllura me më shumë se 50 persona, me përjashtim të spitaleve, azileve dhe qendrave tregtare.

Sipas autoriteteve francez, certifikata shëndetësore mund të jetë vërtetimi i vaksinës, testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmi se personi e ka kaluar sëmundjen në gjashtë muajt e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button