Mbi 50 mijë gjymtyrë të deformuara nga shekulli i XVII-të ekspozohen në një muze në Vjenë

Mbi 50 mijë gjymtyrë të deformuara nga shekulli i XVII-të ekspozohen në një muze në Vjenë

Përgjatë kohës, njerëzimi ka qenë i preokupuar me idetë e vdekjes, me të mbinatyrshmen dhe me ujërat e turbullt të çmendurisë.

Qofshin mumiet egjiptiane, gjuetia e shtrigave ose historitë me fantazma të rrëfyera nën dritën e pishtarit, një kuriozitet i frikshëm ekziston brenda të gjithë neve. Por kur mjafton kjo?

Është e qartë se kjo është diçka që të gjithë ne po mundohemi ta zgjidhim, shkruan The Mirror.

Muzeu prestigjioz i Historisë së Natyrës në Vjenë së fundmi ka rinovuar së fundmi koleksionin e madh të mbetjeve mjekësore të njerëzve prej që datojnë prej para dy shekujve më parë.

Po e lexuat mirë, trupa njerëzorë që ecnin rrugëve të shekullit të 18-të janë mbrojtur nga krimbat lëvizës dhe tani gjinden pas rafteve me shkëlqim në kryeqytetin austriak.

Për 15 euro, ju mund të hyni dhe t’i shihni disa gjëra si një mëlçi e fryrë, një foshnje me lëkurë të qarë, dhe skeletin e deformuar të një vajze të re. Këto janë disa nga 50,000 gjymtyrët që i përkasin këtij koleskioni.

Përderisa një koleksion i tillë do të ndalohej në disa vende, mbetjet njerëzore në Evropë kanë filluar të shfaqen që nga shekulli i 16-të kur filluan të ekspozohen mumiet egjiptiane.

Këto gjymtyrë fillimisht ishin menduar që t’i ndihmojnë studentët e mjekësisë në vitin 1796, por megjithatë ekzistenca dhe qëllimi i tyre kanë sot përbëjnë një pyetje më komplekse.

LEXO EDHE:

Back to top button