Mbi 500 persona arrestohen në Turqi – dyshohen se kanë lidhje me Fetullah Gulenin

Autoritetet turke thanë se kishin arrestuar më shumë se 500 persona të dyshuar për lidhje me predikuesin Fethullah Gulen, të cilin presidenti, Recep Tayyip Erdogan e akuzon si organizator të një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

“Janë lëshuar 704 urdhër-arreste dhe 543 persona janë arrestuar”, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, raporton trt.

Operacioni, i kryer në 59 nga 81 provincat e Turqisë, kishte në shënjestër strukturën financiare të “organizatës terroriste FETO”, akronimi që Ankaraja përdor për t’iu referuar lëvizjes së Gulenit.

Të arrestuarit dyshoheshin se merrnin ose rishpërndanin para të dërguara nga jashtë nga mbështetësit e predikuesit, i cili jeton në SHBA.

Erdogan beson se Gylen 81-vjeçar është iniciatori i përpjekjes për grusht shteti në muajin korrik të vitit 2016.

Që nga ai grusht shteti i dështuar, autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 300 mijë njerëz, veçanërisht në radhët e policisë, gjyqësorit, ushtrisë dhe intelektualëve.

LEXO EDHE:

Back to top button