Mbi 600 migrantë mbërrijnë në Britaninë e Madhe

Mbi 600 migrantë mbërrijnë në Britaninë e Madhe

Mbi 600 migrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe ndërsa rreth 40 te tjerë u shpëtuan nga Kanali kur varka e tyre u mbyt në brigjet e Kentit, sipas “The Independent”.

Ministria e Mbrojtjes (MM) tha se 617 persona udhëtuan të enjten me 14 varka, duke e çuar numrin e migrantëve deri tani në afro 30 000. Sipas te dhenave, mesatarisht ka pasur 44 persona në secilën varkë gjatë kalimeve të fundit.

Mes të ardhurve të rinj ishin 38 persona që kishin qëndruar në det për gati një orë pasi gomonia e tyre ishte shfryre në ujërat e Britanisë së Madhe rreth orës 6:17 të mëngjesit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga Roja Bregdetare së bashku me RNLI, Marinën Mbretërore, Forcën Kufitare dhe policinë./atsh/

LEXO EDHE:

Back to top button