Mbi 70 mijë njerëz janë larguar nga rajoni Kherson

Mbi 70 mijë njerëz janë larguar nga rajoni Kherson

Më shumë se 70 mijë njerëz janë larguar nga rajoni Kherson gjatë javës së kaluar, ka pohuar guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit, Vladimir Saldo.

Ai tha se “është mjaft e vështirë të mblidhen statistika këtu, ato do të jenë të sakta vetëm aty ku mbahen të dhënat. Njerëzit kontaktojnë një qendër telefonike dhe shprehin dëshirën për të kaluar në bregun e majtë”.

“Megjithatë, Kherson është një qytet mbi ujë dhe njerëzit këtu kanë varkat e tyre. Megjithatë, jam i sigurt se mbi 70 mijë njerëz u zhvendosën javën e kaluar pasi ishte nisur një shërbim kalimi tragetesh”, shtoi Saldo.

Theksojmë se zyrtarët rusë kanë bërë thirrje kohët e fundit që civilët të evakuohen prej rajonit të Khersonit, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt gjersa ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale. 

LEXO EDHE:

Back to top button