Mbi 7,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 7,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në të gjithë Kosovën në total numri i rasteve aktive me COVID është 7 mijë e 837. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,208 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 661 raste.

Në Komunën e Gjilanit janë 540 raste aktive, në Pejë 533, në Gjakovë 471, Lipjan 432, Ferizaj 373, Fushë Kosovë 357, Mitrovicë 296 dhe në Klinë 278 raste, si 10 komunat me më së shumti raste.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.735 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.263 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.754 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,548 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button