Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe Qyteti i Shkupit vazhdon aksionin për mbjelljen e rreth 15 mijë fidanëve gjatë periudhës së vjeshtës. Bulevardet kryesore të kryeqyteti do të gjelbërohen  me fidanë halorë dhe gjethembajtës, kaçuba, perenë dhe topiarë. Drejtori i “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça, tha se ka ende qytetarë të pa ndërgjegjshëm që dëmtojnë hapësirat e gjelbëruara, megjithatë u shpreh se numri i tyre sa vjen e zvogëlohet.


Unë e kam një parim në jetën time ,them që ata nuk kanë fuqi të shkulin sa unë kam fuqi të riparoj. Realisht dua të jem i sinqertë, vetëdija është ngritur në maksimum. 01:01 Sot jemi këtu në Brigadën e Dytë Maqedonase, po mbillen rreth 160 dru gjethembajtës. Aksioni do të vazhdojë në të gjithë Qytetin e Shkupit, në të gjitha bulevardet e qytetit të Shkupit, ku janë parapare që të mbillen mbi 15 mijë dru për këtë sezon- deklaroi Ardijan Muça- drejtor NP “Parqe dhe Gjelbërime

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, apeloi deri tek qytetarët që të ruajnë hapësirat e përbashkëta dhe të mos dëmtojnë atë që bëhet për të mirën e përbashkët.

Këtu dua edhe një apel, por edhe të falënderohem, për shkak se e shoh se çdo investim që bëhet në hapësirat e gjelbra, mendoj se tani popullata ka një konsideratë më të madhe dhe i ruajnë me shumë kujdes ato zona – tha Visar Ganiu- kryetar i Komunës së Çairit

Ky aksion gjatë ditëve në vazhdim do të përqendrohet në bulevardin “ Nikolla Karev” tek rruga e plastikave, por edhe tek ndarja e korsive para komunës së Çairit.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button