Mbreti Charles III pushoi 100 punonjës në rezidencën e tij

Mbreti Charles III ka pushuar nga puna rreth 100 punonjës në rezidencën e tij Clarence House, të cilën e përdori përpara se të bëhej mbret.

Stafi mori një letër që i informonte se shërbimet e tyre nuk kërkoheshin më dhe ato letra u dërguan ndërsa ceremonia e lamtumirës për mbretëreshën e ndjerë ishte duke u zhvilluar, raportoi Guardian.

Megjithatë, të gjithë punonjësit do të ndihmohen në gjetjen e punësimit të ri. Bëhet fjalë për persona që kanë punuar në pozicione si sekretare private, në departamentin e financave, ekipin e komunikimit dhe stafin e shtëpisë.

Disa prej tyre janë punësuar prej vitesh dhe kanë marrë lajmin e largimit nga puna gjatë meshës së mbajtur për nder të Mbretëreshës në katedralen në Edinburg të hënën. Sipas një burimi të paidentifikuar të Guardian, njerëzit janë shumë të mërzitur.

Një letër e dërguar nga Cleve Alderton, këshilltari kryesor i mbretit, thoshte se kishte “një ndryshim në rolin e eprorëve dhe kjo do të thotë një ndryshim i vendbanimit”.

“Puna e kryer më parë nga kjo rezidencë në mbështetje të interesave personale të Princit të Uellsit, aktiviteteve dhe operacioneve të mëparshme shtëpiake nuk do të vazhdojë. “Rezidenca po mbyllet dhe për këtë nuk nevojiten më pozitat”, beson ai.

Alderton njoftoi punonjësit se do të përfitojnë kompensim financiar më të lartë se ai ligjor, si dhe ndihmë për punësime të reja.

Charles III kishte 101 punonjës me kohë të plotë, një e treta e të cilëve ishin sekretarë privatë.

LEXO EDHE:

Back to top button