Mbrohu nga Covid19, vdis nga sëmundjet tjera!


Presin në radhë për një termin që nuk e patën mundësinë ta kenë për 6 muaj të kohës së pandemisë. Në Kliniken e Kardiologjisë, sikur edhe në çdo derë të klinikave tjera pacientët i nënshtrohen një kontrolli në rast se kanë apo jo simptoma të virusit korona. Pacientët që ankohen nga mungesa e terminëve, thonë se duke u mbrojtur nga infektimi me CoVid-19 po vdesin nga sëmundjet e tyre kronike.

“Tri herë kemi ardhur me ndihmën e shpejtë, të vdekur e kemi pru. Na gjuanin si top futbolli prej këtu, na jepnin një udhëzim shkoni në neurologji. Për së dyti pas një muaji e gjysmë sërish na udhëzuan të shkojmë në nefrologji.”

“Gjatë kohës së pandemisë nuk kishte terminë që nga prilli deri më tash.”

“Ishte e komplikuar si edhe tani, por sidoqoftë kryejnë ndonjë rast urgjent, mendoj me telashe por kryheshin disa punë.”

Ndërkaq, Klinika e Kardiologjisë bën edhe dezinfektim me rreze ultra-vjollcë. Pacientët vijnë disa ditë më vonë nga tronditjet e sëmundjeve kardiovaskulare nga frika për të mos u infektuar në spital, andaj ballafaqohen me komplikime të sistemit të qarkullimit të gjakut, tha drejtori Zimbakov.

Nga 30 minuta sa ishin më parë tani kontrollet zgjasin nga 15 minuta përgjithësisht, prandaj numri i pacientëve do të jetë i përgjysmuar nga më parë. Këtë e bëmë për të mbrojtur personelin mjekësor dhe pacientët që të mos vijë tek përzierja e pacientëve apo tejmbushja e korridoreve – tha Zhan Zimbakov, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Së fundi ‘Termini im’ është vënë në funksion edhe në Klinikën Pediatrike, ku fëmijët me nevoja të pashmangshme për trajtime spitalore e kanë më lehtë të marrin edhe trajtimet ambulantore.

Lëshuam numër më të vogël të terminëve në sistemin ‘Termini im’ diku nga 5-7 terminë në ditë për çdo mjek me qëllim që të mos bëhen radhë të gjata pritjeje dhe të mund të mbahet distanca fizike ndërmjet pacientëve dhe prindërve të tyre – u shpreh Natasha Najdanovska, Drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

Aktualisht në Klinikën për fëmijë janë të hospitalizuar 50 pacientë, të cilët e kanë të domosdoshme trajtimin spitalor. Fëmijët që kanë simptome, shtrohen në spitalin e Kozles, për ti evituar infeksionet.

“Sigurisht që kishte pasoja por duhet ti kuptojmë dhe të kemi konsideratë ndaj tyre, duke i kryer kontrollet tani më që sistemi ‘Termini im’ është hapur dhe kontrollet funksionojnë normalisht…”.

Klinikat për sëmundje të zemrës dhe të mushkërive mbeten prioritet edhe për vetë sistemin shëndetësorë, si dy kategoritë më të rrezikuara nga komplikimet e virusit korona. Sipas OBSH-së, nga këto dy sëmundje në mbarë botën vdesin mbi 17 milion njerëz brenda një viti.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button