Mungesa e kuadrit në çerdhe, Komunat: S’kemi fonde për punësime të përkohshme


Komunat alarmojnë se do të përballen me vështirësi të mëdha financiare në rast se do të mbetet që vet të mbulojnë shpenzimet për kuadrin që do të zëvendësoj përkohësisht të liruarit nga puna që kanë fëmijë më të vegjël se 6 vjet. Nga Komuna e Çairt thonë se akoma nuk kanë një numër të saktë të zëvendësimeve që do të bëhen në çerdhe dhe shkolla, por shtojnë se ky numër është mjaft i lartë.

Besoj se do të gjendet një modul i përshtatshëm i cili nuk do të ngarkojë edhe komunën e Çairit në aspektin financiar gjë kjo që në të ardhmen do të paraqiste problem – tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit.

Ngjashëm vlerësojnë edhe nga Komuna e Studeniçanit. Sekretari Nuhiu tha për Alsat se zgjidhja e vetme është rritja e bllok dotacioneve për shkollat për 30 %. Madje, nga kjo komunë shprehen të shqetësuar se problemet financiare mund të ndikojnë në mos realizimin e plotë të procesit edukativo arsimor.

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid 19 gjatë muajit prill 2020 Qeveria solli vendim që bllok dotacionet për arsim t’i ul për 30 %. Edhe ashtu nuk mjaftonin mjetet për ta zbatuar në tërësi procesin arsimor. Ndërsa me këtë zbritje edhe më shumë do ta vështirësoj punën e shkollave fillore – deklaroi Burhanedin Nuhiu, sekretar I Komunës së Studeniçanit.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë kanë bërë të ditur se ende nuk ka ndryshime në masat e rekomanduara nga Qeveria, që do të thotë se për personat e sëmurë kronik, nënat në pushim të lindjes dhe nënat e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç, vlen masa për mos të shkuar në punë. Sipas dekretit qeveritar të 8 korrikut, prindërit e fëmijëve 6 dhe 10 vjeç- fëmijë shkollorë, janë kthyer në punë. Vetëm prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjeç, mosha parashkollore do të mbeten në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button