Mbrojtësi 21 vjeçar nga BeH, vjen te Interi në vend të Damfrisit

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez Denzel Damfris mund të largohet nga Inter në fund të sezonit. Anësori 28-vjeçar ka mjaft kërkesa, sidomos në Premier Ligë.
Man. Junajted dhe Aston Villa e ndjekin nga afër dhe janë gati të hedhin 30 milionë euro në tavolinë për të siguruar shërbimet e tij. Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të tërhiqet nga një ofertë e tillë, por fillimisht duhet të gjejë një zëvendësues.
Një nga emrat më të përfolur për të veshur fanellën zikaltër është mbrojtësi boshnjak Amar Dedi, 21 vjeç, që luan në Austri me ekipin e Salzburgut. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe kushton 15 milionë euro.
Këtë sezon, Dediç ka realizuar 5 gola në 31 ndeshje zyrtare me austriakët, një mbrojtës shpërthyer në krahun e djathtë. Prej vitit 2022 ai luan edhe me kombëtaren e Bosnjë-Herzegovinës (1 gol në 13 ndeshje).