Mbrojtësi anglez largohet në verë, pas 12 vitesh në “Old Trafford”

Pas pothuajse 12 vitesh “mbijetesë” në skuadrën e Mançester Junajtedit, mbrojtësi anglez, Fill Xhons do të largohet këtë verë nga “Djajtë e Kuq”, me 31-vjeçarin që do të largohet nga “Old Trafford”, si një lojtarë i lirë kur të përfundojë kontrata aktuale në fundin e sezonit.

Xhons ka qenë pjesë e Junajtedit, që prej vitit 2011, ku në këtë periudhë arriti të ishte pjesë e fitores së Premier Ligës, Ligës Evropa, Karabao dhe FA Kupës, mirëpo kurrë nuk arriti të ishte një protagonist i vërtetë me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Në total Fill Xhons luajti 229 herë për Man. Junajtedin, teksa kujtojmë se 31-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për “Djajtë e Kuq”, ndërsa ndeshja e fundit e tij është regjistruar në përballjen e 2 majit të vitit 2022, përballë Brentford.

LEXO EDHE:

Back to top button