Certifikatat e Shtetësisë edhe në formë elektronike

Certifikatat e Shtetësisë edhe në formë elektronike

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të dorëzojnë kërkesë për certifikatën e shtetësisë në mënyrë elektronike, dhe poashtu në mënyrë elektronike edhe ta marrin dokumentin. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se dixhitalizimi është një prej mekanizmave kundër korrupsionit nëpër sportele. Ndërsa Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë tha se do të punohet edhe më tej në pjesën e transformimit dixhital edhe të shërbimeve të tjera, me qëllim që siç tha ai, të sigurohen shërbime të shpejta për qytetarët dhe të ulet ndikimi i faktorit njeri nëpër procese.

“Ky është një aspekt i rëndësishëm për eurointegrimet sepse në këtë mënyrë përmirësohet cilësia dhe efikasiteti në sigurimin e shërbimeve për qytetarët. Do të sigurohet vazhdimësi dhe punë e pandërprerë e institucioneve, njëkohësisht dhe më e rëndësishmja, ky është një mekanizëm i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit që paraqitet pikërisht në këto institucione”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

“Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës deri në fund të vitit 2023 do të bëjë mbi 150 shërbime dixhitale, që do të jenë në shërbim të qytetare, me çka nëpërmjet portalit, uslugi.gov.mk, apo shërbimeve të tjera që ministria i posedon, qytetarët e shtetit do të munden në kohë reale të marrin shërbimet dixhitale në email apo në telefon”, u shpreh Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button