Drejtori sportiv i Bajernit flet për të ardhmen e Mazraoui

Pavarësisht zërave të shumtë se Noussair Mazraoui do të largohet nga Bajern Munihu sezonin e ardhshëm, Hasan Salihamixhiçi, drejtori sportiv i bavarezëve, është shprehur se lojtari do të qëndrojë te ta.

Duke folur për mediet pas ndeshjes kundër Shalke 04, Salihamixhiëi theksoi se javët e fundit mbrojtësi ka luajtur mirë.

“Javët e fundit ai ka justifikuar besimin e trajnerit duke luajtur mirë. Pastaj edhe ai shënoi golin e fundit…Është një djalë i mirë, teknik dhe do të qëndrojë me ne. Jemi të lumtur që e kemi, ai ka klas të shkëlqyer,” deklaroi drejtori sportive i Bajernit.

LEXO EDHE:

Back to top button