Mbrojtësi francez gati të vesh fanellën e “Djajve të Kuq”

Rafael Varane raportohet se ka arritur marrëveshje me Man. Junajtedin. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Varane tash e një kohë po kërkohet nga “Djajtë e Kuq”, por vetëm tani ka arritur marrëveshje personale me ta.

Qendërmbrojtësi francez thuhet se ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë katër-vjeçare, me pagë prej 12 milionë eurove në sezon.

Klubi anglez tani i mbetet që të negociojë me Real Madridin për çmimin e lojtarit. “Los Blancos” thuhet se po kërkon 55 milionë euro (plus bonuse) për shitjen e Varanes, teksa Junajtedi ka ofruar “vetëm” 45 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button