Sipas të përditshmes italiane, “Gazetta Dello Sport”, Kristiano Ronaldo, do të firmos kontratë të re me skuadrën e Juventusit. Portugezi dëshiron që të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” përtej vitit 2022, kur i skadon kontrata me skuadrën nga Torino.
Ronaldo ka rënë dakord që të drejtojë ekipin me trajnerin Masimiliano Alegri, me qëllim që të rikthejë “skudeton” dhe të fitojë titullin në Ligën e Kampionëve. Portugezi përfiton 31 mln euro në sezon, që është shumë për Juventusin, andaj Ronaldo është dakord për ulje të pagës vjetore, përpos interesimit nga PSZH dhe Man. Junajted.
Vitin e kaluar, portugezi në 44 ndeshje me Juventusin shënoi 36 gola dhe 4 asiste, ndërsa në Seria A morri çmimin e golashënuesit me 29 gola të realizuara.








