Mbrojtësi i Arsenalit te BeH, rezulton pozitiv me “Covid 19”

Mbrojtësi i Arsenalit Sead Kollashinac është bërë lojtari i fundit i “Gunners”-ve që rezulton pozitiv për koronavirus. 27-vjeçari doli pozitiv për “Covid-19” të mërkurën në mëngjes dhe tani do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kombeve të Bosnjës kundër Italisë.

Kollashinac luajti 90 minuta të plota, ndërsa vendi i tij pësoi humbje 3-1 ndaj Holandës të dielën. Kombëtarja e BeH do të jetë e dobësuar për sfidën ndaj Italisë me mungesën edhe të Armin Hoxhiqit dhe Ibrahim Shehiqit, që poashtu rezultuan pozitiv në “Covid 19”

Ndërkohë skuadra angleze e Arsenalit tashmë është pa Mohamed Elnenin për udhëtimin e së dielës në Lids pasi egjiptiani rezultoi pozitiv pasi shoku i ekipit ndërkombëtar Mo Salah gjithashtu u infektua.

LEXO EDHE:

Back to top button